Më 25 Nëntor, 2014 në kampusin e UEJL-së në Tetovë, në kuadër të Javës Globale të Engjujve të Biznesit 2014 u mbajt ngjarja Student – Fuqia e inovacionit destinuar për studentët dhe sipërmarrësit e rinj.
Më 24 tetor, 2014 në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, si pjesë e Javës Evropjane të Kodimit 2014 është mbajtur trajnimi për zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe mjeteve të reja të TIK destinuar për nxënësit e shkollave të mesme, prindërit e tyre dhe të moshuarit.
Më 20 Shtator, 2014, ne kampusin e SEEU në shkup, në një ceremoni solemne u përurua stacioni i parë për mbushje të veturave elektrike në Maqedoni, në prezencë të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nurhan Izairi, presidentit të EMKICE, z. Ilija Vuckov, pronarit të veturës Tesla Model S dhe sipërmarrësit, z. Sasa Cvetojevic dhe Drejtorit të Parkut Teknologjikë, z. Azir Aliu
Studentë të nderuar,ju ftojmë të merrni pjesë në Camp Startup në Tetovë,të sponsoruar nga Bridge Technology,Universiteti i Evropës Juglindore dhe SEEUTechPark.
Më 02 qershor, 2014 në kampusin e UEJL-së në Shkup, u bë nëshkrimi i marrëveshjes së konsorciumit për bashkëpunim strategjik reth fondeve direkte të BE-së për periudhën 2014-2020. Kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial për shfytëzimin efondeve direkte të BE që janë në dispozicion të subjekteve ne Republikën e Maqedonisë, në funksion të rritjes së priomocionit, konkurrencës dhe inovacionit tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Më 15 maj, 2014, në një ceremoni solemne, SEEUTechPark shënoi një vjetorin e themelimit, në praninë e mysafirëve të shumtë si: Drejtorja e Fondit për inovacion dhe zhvillimi teknologjik, Jasmina Popovska; Kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi; përfaqësues të institucioneve, kompanive, profesorëve dhe të trupit diplomatik.
Më 26 mars 2014 u mbajtë panel diskutimi i tretë Wednesday TALK! organizauar nga SEEUTechPark. Diskutimi përfshiu temën se si Biznes Inkubatorët dhe Biznes Startup qendrat mund të ndihmojnë dhe trasformojnë biznes idetë në biznese reale dhe fitimprurëse.
Më 17 mars, 2014 SEEUTechPark dhe EMKICE&Ilumine nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është që të ofrojnë mbështetje dhe shërbime reciproke duke i ndarë së bashku burimet e përbashkëta në bazë të mundësive të tregut si dhe nevojat e klientëve përkatës, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve.
Më 26 Shkurt, 2014 u mbajtë panel diskutimi i dytë "Wednesday TALK!" i organizuar nga SEEUTechPark. Gjatë panelit të dytë në Wednesday TALK! u diskutua se si një ide biznesi mund të shndërrohet në një biznes fitimprurës, por gjithashtu u diskutua se si duhet të ndërmarrim përsipër inovacione të cilat janë thelbësore për suksesin e një kompanie.
Thirrje për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e SEEUTechPark i cili do t'ju ndihmojë në të gjitha fazat e fillimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj.
Më 18 Dhjetor, 2013 u mbajtë panel diskutimi i parë i organizuar nga SEEUTechPark. Projektuar për të ofruar mundësi studentëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të dëgjojnë profesionistë të fushave të ndryshme në lidhje me çështje apo tema të veçanta dhe të diskutojnë pikëpamjet personale në lidhje me informacionet e pranishme.
Të Premten (13 Dhjetor, 2013) përfaqësues të SME Development, z. Philip Hostert dhe Sutevski Consulting, z. Dragan Sutevski vizituan dhe u takuan me menaxhmentin e SEEUTechPark.
Më 21 Nëntorë, 2013, SEEUTechPark oficialisht bëri hapjen e biznes inkubatorit të parë në rajonin e Maqedonisë veriperëndimore, një institucion i dizejnuar për të ndihmuar të gjithë sipërmarrësit në fillimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre.
Më 21 Nëntorë në Tetovë – Maqedoni, u mbajt punëtoria “Java Europiane e Engjujve të Biznesit”: Bashkëpunimi ndërmjet industries dhe mjedisit akademik, qëndrueshmëria dhe krijimi i një ekosistemi sipërmarës i nevojshëm për kompanitë.
SEEUTechPark is organizing the first panel discussion which comes with a meeting in a month - “On Wednesday".
Cisco Networking Academy
Modern technologies used to inspire social change and better quality of life for young people
Dëshironi që të jenë pjesë e një përvoje emocionuese? Bëhuni pjesë e grupës tonë në fabrikën në Shkup.
Të Premten (28 Qershor, 2013) Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, dhe përfaqësues të Gjøvik University College vizituan SEEUTechPark-un.
Мë 31 Maj, Trieste - Itali, u mbajt puntoria "SEED - Smart Eastern Europe Development", qellimet e sëcilës ishin mundesitë e bashkepunimit ndermjet Parqeve Teknologjike të Europes Lindore dhe asaj Perendimore.